Situata e Armando Brojës te Chelsea, i varur nga zgjedhja e Lukakut dhe pret dështimin e tentimeve të ekipit

0

Armando Broja ka shkëlqyer në fazën përgatitore me Chelsea-n. Sulmuesi shqiptar ka realizuar në çdo ndeshje kur i është dhënë mundësia për të treguar vlerat. Por jemi duke folur për ekipin që fitoi Champions League gjatë sezonit që lamë pas dhe shifrat nuk mjaftojnë. Tuchel kërkon më shumë siguri për sulmin në një kohë kur Ëerner dhe Abraham nuk kanë marrëdhënie të mirë me portën e kundërshtarit.

Chelsea po mendon që të bëjë edhe oferta të çmendura vetëm për të siguruar shërbimet e Romelu Lukakut. E para me 90 milionë euro plus shërbimet e Alonsos është refuzuar nga ana e Interit. Ndërkohë londinezët po bisedojnë me Udinezen për huazimin e Armando Brojës. Gjithçka mbetet që të vendoset deri në ditët e fundit të merkatos, por në rast se Chelsea do të arrijë që të mbyll me sukses transferimin e një sulmuesi të mirënjohur, lojtari shqiptar bën gati valixhet për huazimin e radhës. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.