Mançester Siti para një jave u mund në Liverpul, por një humbje edhe lejohet ndonjëherë, ndërsa sot erdhi reagimi.
Fitore 3-1 ndaj Njukasllit, gjithçka e thjeshtë, me 3 gola nga Sergio Aguero. Argjentinasi ka shkuar në kuotën e 22 golave sezonalë, ndërsa shënoi trigolëshin e 11-të për Sitin, një shifër e jashtëzakonshme. Me këtë formë, argjentinasi bën të harrohet dështimi për të blerë Aleksis Sançez nga Arsenali, me kilianin që ka shkuar në krahun tjetër të Mançesterit, atë të kuq.
Ndërkaq, në renditje Junajtid mbetet 12 pikë larg, ndaj Guardiola mund të qëndrojë i qetë.