Pakult: Lojtarët i zbatuan detyrat që u kisha dhënë

Pas ndeshjes Peter Pakult foli për miqësoren me Dinamon, por dhe ndeshjen me Vllazninë. Numri 1 i stolit kuksian u shpreh i lumtur me performancën e lojtarëve të tij, të cilët i zbatuan porositë që u kishte dhënë: “Ekipi ka marrë një rezultat shumë të mirë, ishte një test i mirë. Lojtarët i kryen shumicën e detyrave që ju kisha dhënë”, tha fillimisht për mediat trajneri Pakult.

I pyetur për një krahasim me atë çfarë Kukësi ka dhënë në pjesën e parë të sezonit dhe këtij aktual, nuk preferoi që të fliste, duke u justifikuar me faktin se nuk e kishte ndjekur skuadrën më parë, por theksoi se ekipi i tij po bën mirë dhe është i kënaqur për sa kohë është ai në drejtim:“Nuk e di a ka qenë më mirë Kukësi, pasi nuk e kam ndjekur, por që kur e kam marrë drejtimin e skuadrës po paraqit mjaft mirë”.

Prurjet e reja bënë mjaft mirë, por nëse do të jenë në fushë ndaj Vllaznisë, austriaku nuk preferon që të zbulojë asgjë: “Do e shohim me kalimin e kohës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online