Mançester Siti pati nevojë për mrekullitë e Klaudio Bravos te gjuajtjet e penalltive (4-1 rezultati final), për të eliminuar Ulvërhemptonin mbrëmë në Kupën e Ligës, pas 120 minutave pa gol.
@ClaudioBravo outstanding ? pic.twitter.com/9Be5t1TDML
— Jason (@lymewildlife) October 25, 2017
Megjithatë, pas ndeshjes trajneri i “Qytetarëve” Pep Guardiola u mor më shumë me një problem tjetër, pasi ishte i tërbuar me topin e përdorur në atë sfidë, i markës Mitre, i përdorur zakonisht në ndeshjet e ligave të ulta.
“Është e papranueshme. Ai top nuk mund të përdoret në kompeticione të nivelit të lartë. Është shumë i lehtë, nuk është një top i mirë, merr drejtime të çuditshme. Është e pamundur të shënosh me një top të tillë dhe këtë e them jo se nuk fituam dot, nuk po kërkoj justifikim për ne”, tha spanjolli.
“Lojtarët po thoshin ‘Çfarë është ky top?’. Më vjen keq, por nuk ishte një top i përshtatshëm për ndeshje të tilla. Është për marketing, për para, OK, por është e papranueshme, nuk peshon fare, është si top tullumbace”.