Siti dhuron spektakël, dërrmohet Reali

Mançester Siti ka mundur Realin e Madridit 4-1 në një miqësore në Losa Anxheles, në një stadium të tejmbushur, me 93,098 spektatorë, rekord për stadiumin “Los Angeles Coliseum”.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndërsa në të dytën Otamendi, Stërling, Stouns e Brahim Diaz shënuan 4 gola nga minuta 52 deri në 81, me Oskar Rodrigez që shënoi golin e nderit në fund për Realin.

Heroi i mbrëmjes ishte belgu Kevin De Brujjne, i cili dha 3 asiste dhe goditi edhe traversën nga goditja e dënimit.

“Jam krenar për skuadrën time, rezultati është dytësor, por më kënaqi mënyra si skuadra luftoi dhe bashkëpunoi. De Brujnë është një lojtar i jashtëzakonshëm, bën gjithçka në fushë”, tha Pep Guardiola pas ndeshjes, ndërkohë që hodhi në fushë edhe brazilianin Danilo, i blerë pikërisht nga Reali të dielën e shkuar.

I qetë Zinedin Zidan: “Nuk jam i lumtur, natyrisht, por rezultati ishte më i keq se loja jonë. Është ndeshja e dytë miqësore, nuk ka nevojë të merremi gjatë me këtë humbje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online