Sirenat spanjolle kanë nisur të bien përsëri për Elseid Hysajn. Rinovimi tashmë duket i pamunfur dhe Napoli do të humbasë mbrojtësin shkodran me parametër 0 në verë, kohë kur përfundon edhe kontrata mes palëve. Një situatë e tillë nuk mund të lihet pa u vëzhguar nga klubet e Serie A apo edhe në Europë.
Nga Spanja bëhet me dije se Atletiko Madrid ka kthyer sërish vështrimin nga 26-vjeçari shqiptar. Skuadra që momentalisht udhëheq La Ligën e ka kërkuar lojtarin edhe më parë, por kërkesat financiare kanë qenë tepër të larta nga ana e Napolit. Megjithatë tani situata ka ndryshuar dhe Simeone mund ta ketë Hysajn nën urdhërat e tij “falas”, me klubin që i duhet të kënaqë vetë xhepat e shkodranit e jo të De Laurentis.
Atletiko Madrid nuk ka gjetur paqr në linjën e djathtë të mbrojtjes këtë sezon, teksa afrimi i Tripier ka Totenhemi nuk ka përmbushur pritshmëritë. Ndërkohë, zëvendësuesi i tij, Vërsaljiko ka qenë pre e dëmtimeve dhe e ka pasur të pamundur të luftojë për një vend në formacion./Sport Ekspres/