Sinqeriteti i Qarrit: Luajtëm dobët, më mirë që humbëm

Presidenti i Kamzës Naim Qarri pas ndeshjes ka takuar skuadrën e tij dhe më pas është larguar menjëherë. Për “Sport Ekspres”, bosi i skuadrës së Kamzës e pranoi se skuadra e tij bëri shumë pak për ta fituar ndeshjen.” Nuk jam i mërzitur për humbjen. Luajtëm dobët, nuk më vjen keq, përkundrazi, mendoj se e merituam humbjen dhe më mire që humbëm duke parë si luajtëm”, përfundoi presidentit Kamzës, Naim Qarri. Skuadra ka pasur një mbështetje shumë të madhe dhe ka marrë premio të njëpasnjëshme për rezultatet pozitive, por nga deklarata e presidentit kuptohet që kjo humbje duhet të shërbejë si mësim për të besuarit e tij.

Ndreu mjaft nervoz, kritika me tone të larta pas ndeshjes

Trajneri i Kamzës Ramadan Ndreu ishte mjaft i nxehur në përfundim të ndeshjes. Për pak sekonda është futur në dhomat e zhveshjes dhe i ka kritikuar të tijtë me tone mjaft të larta. Edhe pse në konferencë e pranoi se skuadra e tij gaboi vetëm te goli, nuk i ka pëlqyer aspak ajo pakujdesi e minutave të fundit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *