“Sinqerisht, nuk e mendova kurrë ta lë Shqipërinë”! Gjimshiti tregon momentin kur De Biazi e la jashtë Euro16: 1 javë u stresova shumë, pastaj u ktheva prapë në Tiranë

Intervista e parë që Berat Gjimshiti ka zgjedhur që të jap nga qëndrimi i tij në Itali, për një media shqiptare, nëpërmjet një lidhje live, ishte pikërisht ajo në emisionin tonë të ri, “Koha Shtesë”. Mbrojtësi i Atalantas ka folur për gjithçka sa i përket Shqipërisë, kohës kur ngeli jashtë në Euro 2016, Europianit të Gjermanisë, Silvinjos dhe lojtarëve që spikasin si Jasir Asani apo Mario Mitaj. Një intervistë ku nuk munguan batutat dhe buzëqeshja, teksa Berat Gjimshiti tregoi se përtej lojtarit fantastik, është një njeri me virtyte të larta. (Videon e plot të intervistës së Berat Gjimshiti në Koha Shtesë e gjeni më poshtë)

“Në fillim kur mësova se ngela jashtë Europianit të Francës isha nervoz. Nuk kam folur kurrë për këtë gjë, vetëm me familjarët dhe gruan. Në ato momente kam qenë nervoz, por prapë ai moment më ka dhënë mentalitetin që unë kam sot, më ka shtuar vetbesimin. Unë jam një njeri që “ka inat”, çdo lojtar duhet të ketë “pak inat” në vete që të shtyj përpara. Dhe mua pikërisht ai moment më shtyu shumë i thashë vetes: “Duhet t’i tregosh me patjetër sesa vlen Gjimshiti”.  Unë jam një tip që nuk dua të flas shumë, kjo intervistë me ju sot në kamerë është e para që unë bëj, nuk e kam bërë kurrë më parë sepse dua atë privatsinë time dhe nuk dua të flas shumë në media.

E them me sinqeritet që edhe në momentin e nervozizmit kur mora vesh se nuk do të isha në Europian, nuk më shkoi kurrë ndërmend që të lija Shqipërinë. Sigurisht që ishte një moment pak i vështirë, por një javë më pas kur shokët e mi ikën në Francë për Europian, unë mora avionin dhe ika në Zvicër. E mbasi ika në Zvicër, mora prapë aeroplanin me dy shokë dhe erdha në Tiranë, bëra pushimet në Tiranë. Për një javë ndoshta më ngeli pak në fyt e gjitha ajo që ndodhi, por pas një jave e harrova fare dhe e mbështeta Shqipërinë si tifoz”, tha Gjimshiti. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online