Sinjale që tregojnë favorizimin e Vllaznisë, kundërshtari i saj nuk ia del me ligën e parë të Kroacisë dhe humb 3 lojtarë

Vllaznia është dukshëm favorit për të kaluar turin e parë në “Conference League”. Ekipi shkodran do të përballet kundër Siroki Brijeg, që nga ana tjetër po vazhdon testet përgatitore me miqësore të ndryshme. E fundit ka dalë në barazimin 2-2, teksa është luajtur përballë ekipit të Ligës së Parë në Kroaci, Hrtvaski. Fillimisht Siorki ishte në avantazhin 2-0, por u barazua nga kundërshtari i saj.

Shqetësimi bëhet më serioz për trajnerin pasi është dëmtuar mbrojtësi Bozo Musa dhe Marko Juric, pa harruar edhe mesfushorin Bozo Vukoja. Ndërkohë trajneri i Siorkit, Karacic, është shprehur i kënaqur me lojën dhe nuk kërkon alarm para Vllaznisë: “Jam i kënaqur me shumicën e lojës. Ritmi ishte pak i dobët, por kjo kuptohet. Nuk ka rëndësi rezultati, mua më vjen keq për dëmtimet. Shpresoj një rezultat të mirë. Tani duhet të zgjodhemi dhe të jemi të qetë për ndeshjen që kemi me Vllazninë”, tha Karacic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online