Sinjale bardhezi, Bufon: Donaruma, eja te Juventusi!

Xhanluixhi Bufon është në sezonin e fundit të karrierës së tij legjendare dhe tashmë ndihet gati të vijojë edhe në ndonjë post tjetër drejtues: “Ndihem në dispozicion të projektit. Presidenti është i jashtëzakonshëm, prej 5 vitesh me thotë që ta njoftoj nëse gjatë sezonit vendos se është i fundit. Vjen një moment kur duhet të kuptosh rolin ku je më i rëndësishëm, nuk dua të bëhem pengesë për askënd, e di që prania ime në skuadër krijon siklet për trajnerin dhe portierët e tjerë. Është sezoni im i fundit, por nëse fitojmë Champions League, do të vazhdoj për të luajtur në Botërorin e klubeve. Në të shkuarën kam qenë pranë Barcelonës, por jam i lumtur që kam qëndruar te Juventusi”.

Bonuçi iku: “Ambienti Juve ishte perfekt për të, më erdhi keq që iku, sepse dukej zgjedhja e një njeriu impulsiv e krenar. Ia kam thënë këtë, por me është përgjigjur që e ka menduar mirë”.

Donaruma të Juventusi është një ide që Bufon it i pëlqen: “Me Juven nuk gabon kurrë. Nuk i jap dot këshilla Xhixhios, sepse nuk po e përjetoj situatën e tij, nuk e di çfarë lidhjeje ka më Milanin në aspektin emocional”.

Pengjet e Bufonit: “Në pjesën e dytë të finales në Kardif na mungoi kompaktësia, që ka qenë gjithnjë forca jonë. Itali-Suedi? Nuk do doja ta riluaja, thjesht treguam që kemi limite, nuk na mungoi dëshira për fitore”, deklaron kapiteni i Italisë në një intervistë lëshuar për La Gazzetta dello Sport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online