Sinani dhe Zhegrova te Kosova, shpërthen Bushi: Bëjnë si atdhetarë, pastaj nuk na hapin telefonin!

Alban Bushi, trajneri i U-21, në konferencën e djeshme për shtyp, u ndal edhe te situata në lidhje me shumë futbollistë shqiptarë që kane zgjedhur Kosovën, duke zbuluar edhe të vërtetën absolute… Rasti në fjalë, Sinani dhe Zhegrova…

“Ju nuk e keni idenë çfarë bën Federata për t’i marrë këto lojtarë. Ne nuk i marrim dot me zor. Shkojmë atje, i themi, dhe na përgjigjen se do të vijnë. Por, të nesërmen nuk të hapin telefonin. Prindi i tij, që bëjnë edhe si atdhetarë të mëdhenj. Federata nuk ka ç’të bëjë më shumë. Trajneri i ekipit A, unë, kemi shkuar 2-3 herë.

Na janë përgjigjur se do vijnë, e të nesërmen nuk të hapin telefonin. Sinani ishte në planet tona, por i pikoi zemra për Kosovën. Zhegrovën e kam marrë në telefon para 3 muajsh, kam folur me të që ta afroj tek U-21, më tha prit, por nuk erdhi. Trajneri Panuçi e kontaktoi, por nuk erdhi. Por, në fund, lojtarët zgjedhin të shkojnë ku të dojnë”…

One thought on “Sinani dhe Zhegrova te Kosova, shpërthen Bushi: Bëjnë si atdhetarë, pastaj nuk na hapin telefonin!

  1. Si lojtar ke qen njish ,.
    Nuk behesh dot trajner me zorr…
    Leri vendin personave me kompetent.dhe me experience…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online