Arapi: Skënderbeu i pastër, Partizanit i uroj më të mirën

Mbrojtësi: Kontrata më mbaron në verë. Mund të qëndroj me Bolusporin, por mund të firmos dhe me ndonjë ekip tjetër turk

Mbrojtësi Renato Arapi po luan sezonin e dytë në Turqi me ekipin e ligës së dytë, Bolusporin. Ai është titullar në ekipin e tij dhe po bën mirë. Arapi foli për “Sport Ekspres” në lidhje me situatën që po kalon te skuadra turke, por dhe të ardhmen e tij që duket në udhëkryq. Në fjalën e tij, Arapi pranon se mund të largohet në verë. 31-vjeçari mund të qëndrojë në Turqi, ose mund të kthehet në Shqipëri.   

–  Renato, si po shkon aventura juaj në Turqi me ekipin e Bolusporit?

– Në fakt po shkon shume mirë. Jam i lumtur me paraqitjen time gjithashtu dhe përformancen e ekipit deri në këtë fazë të kampionatit. Shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm.

A jeni brenda objektivave sezonalë?  

– Jemi brenda zonës së “play-off” ndërkohë që na kane mbetur edhe 6 javë kampionat. Nga këto 6 javë, 4 ndeshje do t’i luajmë brenda që na bën të mendojmë që minimumi do të luajmë ndeshjet e “play-off”-it për t’u ngjitur në Superligë, ndërsa në rastin më të mirë ta kapim direkt brenda kampionatit. Ne ndodhemi në vendin e 6-të dhe jemi 8 pikë larg vendit të dytë që të ngjit direkt, por janë shumë pikë në lojë dhe nuk i dihet.

– Kontrata juaj mbaron këtë verë, do të rinovoni?

– Po, kontrata ime mbaron në fund të sezonit. Sinjale nga klubi për rinovim ka patur, por duhen pare dhe kushtet sepse dhe vetë klubi është i paqartë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. A do të qëndrojë në Kategorinë e Parë, apo do ngjitet në Superligë. Kam pasur kontakte edhe nga klube tjera këtu kështu që të shikojmë çdo të ndodhi deri në fund.
– A mund të futen dhe ekipet shqiptare në lojë?

– Në fakt ka shanse, pasi në janar kam patur disa kontakte me klubet shqiptare.
– A e keni ndjekur Superligën shqiptare?
– Nuk mund të them se e ndjek çdo ndeshje, pasi nuk kam kohë e as mundësi, por them se kam parë ndeshjet kryesore. Zhvillimet e fundit i kam ndjekur te të gjitha ekipet.
– Nëse flasim për Skënderbeun, si i përjetoni zërat e fundit që janë përhapur për korçarët?
– I kam ndjekur pak a shumë lajmet në lidhje me Skënderbeun dhe jam shumë i qetë sepse besoj që s’ka asgjë për t’u shqetësuar.

– Ju vjen keq se mund të dënohen, pasi keni qenë dhe pjesë e tyre?

– Normalisht që më vjen keq jo vetëm për faktin që kam qenë, pjesë e Skënderbeut për 6 sezone, por edhe të ishte ndonjë klub tjetër shqiptar në të njëjtën situate prapë do të më vinte keq. Po të ndodhte një dënim i Skënderbeut do ishte njollë për të gjithë futbollin shqiptar jo vetëm për klubin dhe qytetin e Korçës.

– Në kohën që keni qenë pjesë e Skënderbeut, a ju kanë kërkuar të toleroni, apo ka patur ndeshje që rezultati ka qenë i paracaktuar?  

– Ne fakt, kjo pyetje s’duhet të më ishte bërë mua, por po përgjigjem shkurt. Kurrë nuk më është kërkuar të bëj diçka të tillë.
Çfarë mendimi keni në lidhje me ndryshimet e fundit në skuadrën e Partizanit?
– Kam qenë te Partizani dhe kam respekt për atë ekip. Nuk mund të them diçka në lidhje me këtë, por shpresoj më të mirën për klubin e kuq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online