Sinani bën heroin, 30 sekonda për të shënuar

0

E mbani mend talentin kuqezi të Milanit? Bogdani “e shpërfilli” sepse nuk e shihte gati, por te kuqezinjtë kanë tjetër mendim

Nga Interi te Milani, siç duket, këtë sezon, në kampionatin Primavera, shqiptarët mund të hedhin hapin e madh dhe të luajnë shanset për të “kapërcyer” në ekipet e para të qytetit, edhe pse tashmë kanë “nuhatur” rastin e tyre, pasi janë stërvitur në fushat e “big”-ëve… Nëse Rada fitoi Superkupën me Interin, Sinani është duke provuar që të mahnisë në kampionat me Milanin. Ai i ka dhënë dje fitoren skuadrës kuqezi, ndaj Sasuolos, edhe pse i hedhur në fushë nga stoli. Një gol që ka vlerën e ngjitjes në vend të katërt. Në ndeshjen kundër Sasuolos, Sinani ishte në stolin e rezervave.

Por sapo iu dha mudnësia për të hyrë në fushën e lojës, në minutën e 84-t, atij iu deshëm vetëm 30 sekonda për të treguar aftësitë e tij dhe për të dërguar topin në rrjetë, për rezultatin 2-1 që nuk do të ndryshonte deri në vërshëllimën përfundimtare. Ky është goli i tretë për Sinanin me kuqezinjtë, pasi atij të shënuar ndaj Kievos dhe përballë Fiorentinës. Ai është aktivizuar 9 herë deri tani, duke u future gjashtë herë nga stoli dhe duke e nisur katër herë si titullar. Ndërkohë, është grumbulluar në 15 ndeshje.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.