Pas humbjes së marrë me çekët, Silvinjo u shpreh në media se kundërshtari festoi si të kishte mundur Brazilin dhe se kjo tregon rritjen e Kombëtares tonë. Ndërkohë i ftuar në Procesi Sportiv, Sinemati ka ndërtuar një paralele krahasimi me ndeshjen që ne kemi fituar kundër Gjeorgjisë.
“Kur u mundëm nga Cekia, Silvinjo tha se cekët bën sikur po luanin me Brazilin. Po ne, nuk vepruam sikur po luanim kundër Brazilit me Gjeorgjinë që mbroheshim me 10 veta gjithë ndeshjen? Edhe ne si kundër Brazilit po luanim, me 9 veta, 10 veta në mbrojtje. Kjo është një fat i madh që të marrësh fitore, logjika e Silvinjos ishte më shumë për të barazuar sesa për të fituar”, tha Sinemati. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/