Kombëtarja shqiptare do të përballet pak minuta më vonë me Republikën Çeke në “Air Albania”. Një fitore do e mbante Shqipërinë në krye të grupit E dhe e bën thuajse të sigurt kualifikimin në Euro 2024. Në një skenar të tillë, kuqezinjve do i mjaftonin vetëm 2 pikë në 2 sfidat ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.
Në emisionin “Kuq e Zi” në “Supersport“, Egi Duro ka zbuluar se lojtarët e Kombëtares i kanë kërkuar trajnerit të zhvillonin festime të organizuara në rast se do të siguronin fitoren mbrëmjen e sotme. Por Silvinjo u ka prerë menjëherë hovin, teksa për të nuk ka festë deri në momentin që matematikisht është siguruar kualifikimi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/