“Për të ardhur keq që Ismajli nuk ia doli dot”, Zabaleta tregon strategjinë: Çekia na detyron të vrapojmë më shumë se sa mundemi

Pablo Zabaleta është paraqitur përpara mikrofonit të “Supersport“-it përpara fillimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Republikës Çeke. Zëvendës trajneri i Kombëtares ka folur nëpërmjet një lidhjeje direkte me emisionin “Kuq e Zi” nga “Air Albania”, ku ka shpjeguar strategjinë e lojës për këtë ndeshje. Zabaleta është shprehur se mënyra e lojës do të jetë e ngjashme me atë të një muaji një parë në Pragë.

“Nuk mendojmë për ndeshjen e parë. Kjo është një ndeshje tjetër. Presim një ndeshje të ngjashme, edhe formacioni nuk ka shumë ndryshime. Edhe taktika jonë e lojës është pak a shumë e njëjtë me atë në Pragë. Për të ardhur keq që Ismajli pësoi dëmtim me Empolin dhe nuk ia doli dot për këtë ndeshje. E kishim pritur që të vinte, por nuk mundi të rekuperohej dot Besojmë te Ajeti. Ka eksperiencë me Kombëtaren, ka luajtur me të më parë.

Duhet të kuptojmë që ata janë shumë agresivë dhe të fortë fizikisht. Ne na duhet të vrapojmë shumë. Normale që lojtarët mund të lodhen pak. Duhet të sigurohemi që në pjesën e dytë të qarkullojmë topin dhe të mos bëjnë tranzicione të shpejta. Por ata janë të fortë dhe ne duhet të vrapojmë më shumë se sa mundemi. Ata na detyrojnë të vrapojmë”, ka thënë Pablo Zabaleta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online