Silvinjo humb golin e përmbysjes së Vllaznisë, trajneri i Kombëtares largohet përpara kohe nga stadiumi

Silvinjo nuk ka kohë për të humbur dhe ka nisur menjëherë nga puna e tij si trajner i Kombëtares shqiptare. Trajneri brazilian është shpërngulur në Shqipëri dhe sot ka qenë i pranishëm në sfidën mes Partizanit dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e 16 të “Abissnet Superiore”-s. Ndeshjes i mungoi elementi më i rëndësishëm, që ndoshta mund të ishte edhe lojtari që do të vëzhgohej me kundes nga Silvinjo.

Skuka vuante nga një gjendje gripale, çka e la në stol. Sulmuesi i Partizanit u hodh në fushë gjatë pjesës së dytë, por rendimenti nuk ishte ai që jemi mësuar ta shohim gjithmonë. Vllaznia mori një fitore dramatike me një gol në minutën e 90, por që fatkeqësisht nuk u pa nga Silvinjo. Trajneri i Kombëtares u largua nga stadiumi në minutën e 83-të dhe nuk mundi të shikonte nga afër përmbysjen e shkodranëve. Duket se niveli i kampionatit shqiptar nuk ka bindur brazilianin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online