FIFA ka marrë vendimin përfundimtar, shpall dënimin për Serbinë për fyerjet ndaj shqiptarëve dhe sulmeve ndaj Xhakës e Shaqirit

FIFA ka marrë vendimin përfundimtar në lidhje me fyerjet e tifozëëve serbë kundrejt shqiptarëve si dhe sjelljes së pahijshme të lojtarëve dhe stafit teknik ndaj dyshes Xhaka-Shaqiri. Komisioni Disiplinor ka vendosur të dënojë Federatën e Futbollit të Serbisë me një gjobë prej 50 mijë frangash si dhe mbyllje në masës 25% të stadiumit për ndeshjen e radhës zyrtare të FIFA-s. Një ndëshkim që nuk lë pas një kosto të madhe për Federatën serbe.

“Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka sanksionuar Federatën e Futbollit të Serbisë me një gjobë prej 50,000 frangash dhe një mbyllje të pjesshme të stadiumit (25% e vendeve të mbyllura) në ndeshjen e radhës zyrtare të FIFA-s që do të luhet në nivelin “A” nga kombëtarja e saj e meshkujve për shkelje të neneve 13 (Diskriminimi) dhe 12 (Sjellja e pahijshme e lojtarëve dhe zyrtarëve) të Kodit Disiplinor të FIFA-s në dritën e thirrjeve nga mbështetësit serbë dhe sjelljen e keqe të ekipit (sanksione individuale për shtatë lojtarë) gjatë ndeshjes Serbi kundër Zvicrës në Kupën e Botës“, shkruhet në njoftimin e FIFA-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online