Silva: Portugalia pa Ronaldon? Nuk është hera e parë

Andre Silva ka komentuar faktin që skuadra e Portugalisë nuk do të ketë për dy ndeshjet e radhës me Kroacinë dhe Italinë kapitenin Kristiano Ronaldo. Sulmuesi zgjodhi që të vijonte përgatitjet me Juventusin dhe të mos grumbullohej për dy ndeshjet e radhës, por kjo gjë duket se nuk i shqetëson shokët e skuadrës dhe aq shumë. Silva e pranon se 33-vjeçari do ta ndihmonte skuadrën, por kujton që nuk është hera e parë që skuadra do të bëjë pa të.

“Nuk është hera e parë që ne luajmë pa Ronaldon. Normalisht që secili nga ne do donte që ta kishim në ekip”.

“Kupa e Kombeve? Ne kërkojmë që të fitojmë çdo kompeticion ku marrim pjesë. Si fillim ne mendojmë që të luajmë me Kroacinë, më pas do të mendojmë për Italinë. Kroacia është nënkapione e Botës dhe nuk duhet harruar kjo gjë. Do të japim më të mirën tonë në këtë kompeticion të ri”.

“A do të jem unë bomberi i skuadrës? Nuk mund mendoj për këtë gjë, por vetëm që të kemi sukses. Ne dëshirojmë që të fitojmë sa më shumë trofe për tifozët tanë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *