Andre Silva ka rilindur në Spanjë, ku këtë edicion e ka ndihmuar jo pak Sevijan me golat e tij. Sulmuesi vijon të rritet dhe si çdo lojtar tjetër ëndërron që të luajë me skuadrat më të mëdha në botë. Te Sevija ndihet mirë, diçka që vetë ai e ka shprehur disa herë, por si çdo person që e do futbollin, edhe Silva preferon që të luajë “play-station”.
Vetë portugezi ka treguar se kur ai luan me miqtë e tij nuk merr skuadrën ku luan aktualisht, pasi është një skuadër e dobët. Natyrshëm që ky vlerësim është vetëm për nivelin e skuadrës në lojën elektronike, pasi nëse do të vlente dhe për ekipin e vërtetë do i kishte punët pisk. Silva zbulon edhe skuadrat që ai merr zakonisht kur luan me kushërinjtë, duke treguar në një farë mënyre edhe ekipet që ai preferon.
“Nuk e marr Sevijan kur luaj me miqtë e mi në lojërat elektronike, për faktin se aty skuadra nuk është edhe aq e mirë dhe kushërinjtë e mi marrin ekipe shumë të forta dhe më mundin. Në përgjithësi unë marr Barcelonën dhe Sitin, që të rivalizoj me ta.