Racizmi është kthyer në temën e ditës kohët e fundit, teksa vrasja e George Floyd nga një polic në SHBA ka bërë që protestat të shpërthejnë anë e mbanë globit. Solidarizimin e kanë dhënë edhe sportistët, ku në Bundesligë shumë lojtarë kanë zgjedhur të përcjellin mesazhin e tyre nëpërmjet festimeve pas shënimit të golave. Ndërkohë një letër e pazakontë ka mbërritur në adresën e klubit të Mainzit, ku një tifoz i tyre, i cili nuk e cilësonte veten racist, vendosit të largohej nga anëtarësia e tifozerisë. Sipas tij numri i lartë i futbollistëve me ngjyrë i jepte përshtypjen e Kupës së Afrikës dhe jo të Bundesligës gjermane.
“Nuk jam më në gjendje ta identifikoj më këtë klub (i futbollit profesionist) prej muajsh! Tani më jepet përshtypja sikur jam në Kupën e Afrikës në vend të Bundesligës gjermane. E di ç farë do të mendoni, por jo, nuk jam i predispozuar nga racizmi. E ndaloj atë, vetëm se çfarë teprohet, teprohet. Por nëse 9 lojtarë me ngjyrë shfaqen në formacion për javë dhe talented gjermane me zor marrin një shans, atëherë ky nuk është më klubi me të cilin kam qenë i lidhur prej vitesh“, shkruante ndër të tjera tifozi në letrën drejtuar klubit për të deklaruar tërheqjen e tij nga anëtarësimi i tifozerisë.
Ndërkohë Mainz ka vendosur të reagojë, duke iu përgjigjur se me zor pret që abonimi i tij të përfundojë. Skuadra gjermane bën me dije se u vjen keq të humbasin tifozë të tyre, por ky nuk rast nuk është i tillë. Maiz i kujton ish-tifozit të vetë se qëllimi i klubit është të shërbejë si një urë lidhëze për njerëzit dhe pranon në ekip të gjithë ata individë të cilët kanë vlera, pa pasur dallime të ngjyrës së lëkurës.
“Edhe pse ne zakonisht kemi keqardhje për largimet dhe luftojmë me pasion për secilin anëtar, ne nuk mund të fillojmë të shprehim keqardhjen për rastin tuaj.
Racizmi fillon aty ku shprehen idetë raciste, jo vetëm kur dikush e quan veten racist – gjë që është shumë e rrallë. Po, keni të drejtë: nuk mund të identifikoheni me shoqatën tonë. Sepse për ne ngjyrat e lëkurës ose karakteristikat e tjera të lidhura me grupin e njerëzve thjesht nuk kanë rëndësi. E vetmja gjë që na intereson është se dikush është njerëzor dhe i ndan vlerat tona. Ne jemi të lumtur që mirëpresim njerëz të tillë në komunitetin tonë. Për këtë arsye, mezi presim përfundimin e abonimit tuaj, sepse arsyetimi juaj tregon se nuk keni vlerat që karakterizojnë shoqatën tonë. Qëndrimi ynë është formuluar qartë si në statutet ashtu edhe në parimet udhëzuese të klubit, të cilat janë zhvilluar me tifozët dhe anëtarët dhe tashmë janë paraqitur në ngjarje informative.
Shoqata promovon funksionin e sportit si një element lidhës midis kombësive, kulturave, feve dhe klasave shoqërore. Ajo u ofron fëmijëve, adoleshentëve, të rriturve dhe personave me aftësi të kufizuara pavarësisht nga gjinia, prejardhja, ngjyra e lëkurës, origjina, besimi, pozita shoqërore ose seksuale. identiteti Shtëpia Sportive. Mainz 05 është një klub kozmopolit, neutral për sa i përket politikës së partisë dhe emërtimeve”, shkruan klubi gjerman në deklaratën e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/