Siguruan kualifikimin mes 32 më të mirëve të Europës, ja kur hidhet shorti për kuqezinjtë e U17-s

Kombëtarja U17 siguroi sot një biletë për në fazën Elite Round të Kampionatit Europian 2023. Kuqezinjtë e vegjël u renditën të tretët në grup, por kaluan kualifikueset si një ndër 4 vendet e treta më të mira ndër 13 grupet që ishin në total. Djemtë e Bulkut shkonë kështu në Elite Round, i cili do të zhvillohet në muajin mars dhe do të mundësojë një kalim për në fazën finale të turneut.

Shqipëria U17 do të njihet me kundërshtarët e Elite Round-it më datë 8 dhjetor. Pikërisht në këtë datë UEFA do të organizojë ceremoninë e hedhjes së shortit. Pas shortit do të formohen 8 grupe me nga 4 ekipe. Vendet e para, së bashku me 7 vendet e dyta më të mira kalojnë në fazën finale të Kampionatit Europian, atje ku i pret edhe Hungaria me statusin e vendit organizator./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online