Sidibe beson te Flamurtari: Të bashkuar mund të shkojmë shumë larg

Mesfushori është i gatshëm për ndeshjen me Skënderbeun dhe kërkon “hakmarrjen” ndaj korçarëve. Ai flet edhe për sfidën me Kukësin, ecurinë e deritanishme dhe objektivat

Elton Nika

Faza e dytë për Flamurtarin starton me një përballje të vështirë, pasi  përballë vlonjatëve do të jetë Skënderbeu, një kundërshtar që po bën mjaft mirë deri më tani në kampionat. Kjo është edhe një nga ato ndeshje që në Vlorë e quajnë mjaft të rëndësishme dhe me mjaft rivalitet, ashtu si edhe ka ndodhur në këto vitet e fundit në kampionatin shqiptar. Një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, ndërsa Flamurtari do të ketë mungesën e mesfushorit Pollozhani, por rikthehet Sidibe, i cili mungoi ndaj Kukësit për shkak të kartonëve të verdhë. Tashmë mesfushori pritet të jetë titullar në mesfushën e skuadrës së drejtuar nga Duro, në një takim mjaft delikat.

“Nëse do të shkosh shpejt, mund të ecësh vetëm, por nëse do të shkosh larg, duhet të ecësh i bashkuar”, u shpreh “filozofi” i vlonjatëve, që më tej shton: “Të bashkuar mund të çojmë Flamurtarin shumë larg. Jemi vetëm në fundin e një faze kampionati dhe ka ende shumë takime të tjera përpara, por nëse vijojmë me këtë ritëm, padyshim që mund të shkojmë larg dhe kupat e Europës mund të arrihen. Faza e parë ka qenë e mirë, me ndeshje të mira dhe cilësore, por duhet të vijojmë me këtë ritëm edhe gjatë fazës së dytë të kampionatit, e pse jo deri në fund të tij. Kemi një skuadër shumë të mirë dhe të gjithë kërkojmë të japim maksimumin në fushën e lojës në çdo ndeshje. Gjithsesi nuk duhet të harrojmë se jemi një skuadër e krijuar në verë dhe pjesa më e madhe luajmë për herë të parë së bashku. Dalëngadalë kemi gjetur ritmin dhe tani jemi një skuadër që luftojmë fort në çdo ndeshje, pavarësisht kundërshtarit. Mendoj se kjo është një cilësi e Flamurtarit” , u shpreh fillimisht mesfushori nga Guinea.

NDESHJA ME KUKËSIN
Me verilindorët e ndoqi ndeshjen nga tribuna, pasi ishte i pezulluar, ndërkohë që Sidibe e komentoi kështu atë përballje: “Për një lojtar ta shoh ndeshjen nga tribuna nuk është asnjëherë mirë, sikurse më ndodhi mua ndaj Kukësit, por ishte një ndeshje ku meritonim të fitonim për vetë lojën, pavarësisht se skuadra ishte në disavantazh kur u mbyll pjesa e parë. Megjithatë nuk duhet të harrojmë se luanim ndaj një skuadre që vjet ishte kampione e Shqipërisë, por ne ishim gjithsesi skuadra më e mirë në fushën e lojës.

PËRBALLJA ME KORÇARËT

Në Vlorë mezi presin të luajnë me bardhekuqtë, me të dyja skuadrat që kanë dhuruar ndeshje të bukura. Sidibe kërkon që t’u kthejnë reston korçarëve: “Skënderbeu është skuadra e vendi të parë dhe deri më tani na ka shkaktuar të vetmen humbje, ndaj duhet t’i kthejmë të njëjtin rezultat edhe ne kur të luajmë në Vlorë. Është një skuadër shumë e mirë, por unë besoj se ne jemi gjithashtu një skuadër shumë e mirë, ndaj do të jetë një ndeshje e luftuar dhe e bukur. Shpresoj të shoh sa më shumë tifozë në stadium. Me Skënderbeun është një ndeshje e bukur dhe padyshim që tifozët do të jenë të shumtë, por në fund fiton Flamurtari”, deklaron mesfushori i Flamurtarit Lancinet Sidibe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online