“Si u shpërbë Kastrioti me Partizanin?”, dyshimet e Çobanit: E siguruan mbijetesën, tani uroj të mos…

Kastrioti ka zhvilluar kampionatin më të mirë në bazë të organikës dhe mundësive të saj, duke përmbushur pritshmëritë e drejtuesve të saj, madje duke i kaluar disi. Krutanët janë treguar “kockë e fortë” për ekipet e mëdha në këtë sezon, ndërsa vetëm në javën e fundit arritën që të mundnin edhe Kukësin në shifrat 0-1.

Tashmë mbijetesa duket e siguruar dhe Kastrioti është në “mesin e artë”. Këtu vjen edhe pjesa më e vështirë pasi gjithmonë do të ketë diskutime për këtë skuadër në saj të rezultateve që do të nxjerrë me ekipet që kërkojnë titullin kampion.

Në ndeshjen e fundit ndaj Partizanit erdhi humbja në shifrat 0-3, duke u shpërbërë tërësisht ndaj të kuqëve. Për këtë arsye, specialisti i futbollit, Artur Çobani, ka ngritur dyshimet e tij në “Fair Play” që drejtohet nga Enkeleida Zeko se Kastrioti mund të ndryshojë impenjimin në bazë të emrit të kundërshtarit.

“Të lavdërosh Kastriotin pas humbjes 0-3 me Partizanin… Nuk e errësoj aspak fitoren e Partizanit, por një rezultat i tillë mua më lë shije të hidhur. Nuk ishte aspak Kastrioti i javëve të fundit. Kishte mungesa? Nuk janë shumë të rëndësishme. Uroj që të mos ketë më këto luhatje kaq të mëdha, që të shpërbëhet në këtë mënyrë, me tre, katër e pesë gola. Nuk ia mohoj vlerat Partizanit, por Kastrioti fitoi në javën e shkuar duke mundur Kukësin. E pyetën Ndreun që mos kushedi tani, a do të jetë Kastrioti që të luajë një rol tjetër në kampionat? Se tani është e siguruar se nuk bie nga kampionati, janë 12 pikë larg. Unë nuk e uroj këtë gjë”, u shpreh Cobani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online