Milani do të luajë ndeshjen e fundit ndaj Atalantës, ndërsa përballja kryesore mbetet me Juventusin, pas gafës së bërë nga kuqezinjtë ndaj Cagliarit ditën e djeshme. Kur nuk mjaftonte vetëm rezultati negativ, së fundmi qarkullon lajmi se mesfushori ka pranuar ofertën e Juventusit për t’u transferuar në verë.
Turku ishte lojtari më i dobët në fushë në mbrëmjen e djeshme dhe rezultoi si dështimi më i madh në natën më të rëndësishme të Milanit. Vetëm 1 pasim ka rezultuar i saktë nga 14 të tilla që janë hedhur në zonën e 18-shes dhe asnjë prej 3 pasime të dhëna nuk ishte e saktë në “zonën e veprimit”.
Tifozët e Milanit e akuzojnë si “tradhtar” këtë futbollist dhe se po bën gjithçka për të ndalur kualifikimin e Milanit në Uefa Champions League. Shumë prej tyre i kërkojnë skuadrës që të mos ta aktivizojnë ndeshjen e fundit ndaj Atalantës. Të shumta kanë qenë rastet kur lojtarët të cilët janë zyrtarizuar në një skuadër tjetër, i kanë prishur punë asaj aktuales.
Kujtojmë se në vitin 2018, në ndeshjen e fundit Lacio-Inter, De Vrij i cili sapo ishte zyrtarizuar tek Interit, shkakton penallti ndaj Icardit, duke iu dhuruar këtyre të fundit vendin e katërt. Gjithashtu në vitin 2013, në ndeshjen Siena-Milan, ku kuqezinjtë donin me patjetër fitoren për tu kualifikuar në Champions, legjenda e ekipit Ambrosini, i cili kishte firmosur per Fiorentinën, merr karton të kuq. Fatmirësisht për kuqezinjtë, ata arritën të fitojnë dhe me 10 lojtarë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/