I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” ishte edhe administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi. Pasi tregoi gjendjen e klubit, Idrizi kishte edhe një debat të ashpër me Gëzim Sinematin. Ky i fundit e ka pyetur Idrizin se si mund të flejë i qetë pas rënies së skuadrës. “Në fillim të sezonit premtuan se do ta bënin Flamurtarin si Barcelonë. Premtuan shumë gjëra dhe shih se çfarë ndodhi. Dua t’i them Idrizit që a e zë gjumi natën kur thonë njerëzit që e kemi prej Sinanit dhe prej kryetarit të Bashkisë?, ishte pyetja e bërë nga Sinemati.
Reagimi i Idrizit ishte i menjëhershëm për të ndezur debatin: “Nuk kam thënë kurrë se do të bëj Flamurtarin si Barcelona. Jam kapitalist, jo ëndërrimtar që të tregoj përralla me mbret. Na tregon histori këtu me Barcelonën. Jam krenar që nuk i kam vjedhur qytetit një dollar të vetëm. Ky është ndryshimi mes meje dhe teje? Unë nxjerr nga xhepi dhe harxhoj për këtë qytet. Ti nxjerr nga goja dhe nuk di se çfarë nxjerr nga goja”, u shpreh mes të tjerash Idrizi. /Sport Ekspres/