Si të fitosh trofe pa u djersitur? Përgjigjen e jep Hazardi, belgu ka fituar çdo trofe me Realin pa u lodhur në fushën e lojës

Kur bëhet fjalë për sekretet e suksesit, puna e palodhur dhe përkushtimi janë fjalët e para që të shkojnë në mendje. Futbollistët sakrifikojnë për vite me radhë për të pasur mundësinë të ngrenë sa më shumë trofe në duart e tyre. Por ky nuk është rasti i Eden Hazardit. Megjithëse është cilësuar si një jga lojtarët më të talentuar dhe cilësorë në botë, mungesa e përkushtimit dhe e disiplinës bënë që fiziku i tij të shkonte larg atij të një sportisti.

Periudha e tij te Reali i Madridit ka kaluar thuajse e gjitha në stol, kjo nuk e ndali të fitonte çdo trofe të mundshëm në karrierë. Pa u lodhur aspak në fushë dhe me fanellën e padjersitur përgjatë sezoneve, sulmuesi belg ka mundur të shijojë çdo trofe të mundshëm me madrilenët. Pas Champions League-, Botërorit të Klubeve, në duart e tij përfundoi edhe Kupa e Mbretit. Një sukses që do e kishin zili shumë lojtarë në botë, të cilët kanë luajtur për vite me radhë në nivele të larta dhe me përkushtim maksimal, e që në fund nuk kanë mundur të shijojnë asnjë kupë në karrierën e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online