Si të arrish lartë në Europë me “portofolin bosh”? Viteshe ka “formulën sekrete”, drejtori flet për Armando Brojën: Nuk kërkojmë shumë

Si mund të arrish në nivelet më të larta në Europë duke pasur “portofolin bosh”? Te Viteshe e dinë përgjigjen: “Huazime”. Drejtuesit e klubit holandez kanë nuhatje të mirë duke marrë futbollistë kualitativ që kthehen më pas në yje të futbollit. Viteshe do t’i besonte gjithashtu edhe Armando Brojës, që shkëlqeu në sezonin e parë në futbollin profesionist.

Megjithatë drejtori teknik, Johannes Spors, i ka shuar shpresat tifozëve që kërkojnë blerjen e Brojës dhe Lois Opendas. “Ne aktualisht po bisedojmë me ta për të parë se çfarë mund të ndodhi. Ata janë ambiciozë, por edhe ne. Por të paktën gjëja më e mirë është që jemi klub tërheqës për lojtarët me huazim. Ndoshta klubi perfekt për majat në Europë, që të marrim lojtarë në huazim.

Nuk është se duam shumë, vetëm lojtarë që të shpalosin vlerat e tyre dhe të jenë në huazim. Ishte pjesë e strategjisë tonë. Vitin e kaluar u futëm në merkato me “portofolin bosh” pasi nuk fituam para nga largimet. Nuk ishte aspak mirë që nuk kishim fare të ardhura nga largimet. Yjet tonë na u larguan falas, por sigurisht nuk ka për të ndodhur sërish”, tha drejtori teknik i Viteshes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *