“Si nuk komplimentoni njëherë”, Reja i mërzitur edhe pas 3 fitoreve radhazi: Mundoheni vetëm për kritika

Pavarësisht fitoreve në këto 3 ndeshje të nëntorit dhe marrjen e vendit të parë në grup në Ligën e Kombeve, sërish kritikat nuk kanë munguar për Edi Rejën. Diçka e tillë nuk i ka lënë shije të mirë trajnerit italian, i cili ka lënë i mërzitur intervistën e tij. Gazetari Egi Duro raporton për “Supersport” se Reja i ka bërë të ditur bezdinë dhe mërzitjen e tij për këtë fakt.

“Po komunikoja pak më parë me trajnerin Reja dhe ishte paksa i mërzitur dhe më tha: “Si nuk komplimentoni njëherë edhe kur fitojmë 3 ndeshje radhazi, por mundoheni të gjeni vetëm kritika”. Është shumë i bezdisur kur e pyesim për skemën. Reja ka deklaruar që në fillim se ‘ëinger’-at, si Uzuni, që është lojtar i cili luan në 4-3-3 nq krahun e majtë, do të penalizohet shumë në sistemin që ai luan. Roshi gjithashtu, edhe Grezda që u largua nga skuadra. Lojtarë me karakteristika të tilla do të penalizohen shumë dhe këtë e ka thënë që në fillim Reja”, ka deklaruar gazetari Egi Duro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online