“Kosova nuk quhet fare, si të kënaqesh me lugë boshe”, Hafizi kundër Rejës: Kë quan tre fitore, me Kazakistanin?

Shqipëria e ka mbyllur muajin nëntor me 3 fitore dhe një objektiv të arritur. Skuadra e udhëhequr nga Edi Reja kanë arritur të mposhtin fillimisht Kosovën në vëllazërore, ndërsa më pas kanë dalë triumfues nga dy ndeshjet vendimtare në Ligën e Kombeve, me Kazakistanin dhe Bjellorusinë, duke e mbyllur me vendin e parë në grup.

Por këto paraqijte pozitive nuk i kanë kënaqur të gjithë. Ish-trajneri i kombëtares, Astrit Hafizi, ka qenë kundër Rejës edhe këtë herë dhe nuk i ka kursyer kritikat kundrejt tij në “Supersport” gjatë një bisede me gazetarin Egi Duro. Sipas Hafizit këto fitore nuk janë për t’u krenuar, pasi niveli ynë në krahasim me kundërshtarët ka qenë më i lartë.

Hafizi: “I kthehemi asaj që deklaroi Reja: “Janë lojtarë që nuk luajnë në klubet e tyre”. Kështu do vazhdohet, edhe pse nuk aktivizohen do vijnë në Kombëtare të luajnë, kur lojtarë që luajnë si Uzuni apo ndonjë tjetër të dalin për hir të skemës jashtë lojë? Kështu do vazhdohet me anën fizike edhe në grupin B, që është shumë më i fortë? Prapë do dorëzohemi për 30 minuta apo 60 minuta? Të gjithë e dinë, edhe Reja e di, ndeshjen me Kosovën mos e llogarit. Ajo nuk ishte një miqësore ishte një vëllazërore. Tani nëse fusim edhe Kosovën dhe i quajmë tre fitore, atëherë kjo është të kënaqemi me një lugë bosh. Apo me Kazakistanin, apo edhe me Bjellorusinë që ishte në vend të parë dhe ishte një skuadër krejt normale. Atëherë ku është kritika këtu? Ne s’jemi dakort pse lojtarët do t’i dërgojë te skema e tij”.

Egi Duro: “Donte më tepër dashamirësi duke ditur sa vështirësi që ka pasur me ndërtimin e skuadrës për shkak të Covidit“.

Hafizi: “Kushdo e kupton. Lojtarët që nuk luajnë fare nuk duhet të jenë në formacion. Ne nuk kemi marrë asnjëherë lojtarë që nuk luajnë, tani merren. Tani këtu është kontradita tjetër. Kemi lojtarë të mirë, por që nuk luajnë në klube“.

Egi Duro: “Profesor, po ju marr një rast konkret. Sot trajneri përmendi një nga lojtarët që nuk aktivizohet në klubin e vetë, që është Memolla. Alternativa e tij e vetme ishte Ismajgeci. Gjeni ju vetë një emër se kush mund të ishte në fushë në vendin e Memollës. Mundësitë janë shumë të pakta“.

Hafizi: “Atë e di Reja. I ka dalë për zot Reja edhe marrjes së ekipit, edhe për ta dërguar punën deri në fund edhe për perspektivë. Le ti gjejë lojtarët vetë. Po jo të thojë sot që lojtarët nuk luajnë nëpër klube dhe ka rënë forma fizike“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online