Si një shtet më vete, 110.290 persona do të votojnë për presidentin e ri të Barcelonës

Barcelona po përgatitet për të zgjedhur presidentin e ri të klubit që do të vendoset në datën 7 mars. Emri i tij do të dalë nga votimet që do të përcaktojnë fituesin, ndërsa në garë janë Joan Laporta, Toni Freixa dhe Victor Font.

Këto votime ngjasojnë me ato zgjedhore që vendosin për fatin e shtetit, teksa do të jenë 110.290 persona që do të zgjedhin presidentin e klubit. Nga këta, 87.479 do të votojnë duke u paraqitur fizikisht në vendin e caktuar, ndërsa 22.811 do ta shprehin mendimin e tyre nëpërmjet postës.

Ndërkohë që vlen për t’u theksuar se ish-presidenti i katalanasve, Bartoemu, është i arrestuar në Spanjë pasi kishte paguar kompani të ndryshme që të godisnin nëpërmjet artikujve të gjithë drejtuesit dhe lojtarit brenda skuadrës që ishin kundër menaxhimit të klubit, për të planifikuar kështu sigurimin e një tjetër presidence. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *