“Fitoj 200 euro në 1 minutë”/ Dy shqiptarët që praktikojnë sportin ekstrem, hidhen nga pallatet dhe lartësitë

Shpend Ademi dhe Gim Boshala janë dy shqiptarët që praktikojnë sportin ekstrem të “parkou freerunning”. Vetë protagonistët kanë treguar edhe eksperiencat e tyre më të rrezikshme. Hedhja nga kati i katërt i pallatit është një objektiv i arritur pa asnjë dëm të vetëm, por nga ana tjetër është provuar edhe kacavjerrja nga kati i 12 i pallatit, pa asnjë mbrojtje të vetme.

Adrenalina e përshkron gjithë trupin, ndërsa Shpendi dhe Gimi e cilësojnë këtë sport si një art të lëvizjes. Gjithmonë duke të kesh siguri maksimale dhe të mos e mendosh më të keqen, ndërsa kur të biesh në tokë duhet të dish mënyrën sesi të rrezohesh, që dhimbja të shpërndahet në gjithë trupin dhe jo vetëm në pjesë për të shkaktuar dëm të madh.

E gjitha kjo ka kërkuar dy herë stërvitje në ditë nga 5 orë secila. Pra bëhet fjalë për shumë punë, ndërsa ky lloj sporti paguhet jo pak: “Në fillim nuk paguhesha, tani nuk e lëviz këmbën pa para. Unë paguhem 200 euro për një minutë performancë. Kush i jep? Po këta njerëzit që duan për sporte të ndryshme, nuk i kanë problem”, tha Shpendi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online