Si një hit i Bob Marley u bë himni jozyrtar në stadiumin e Ajaksit!

Në pushim të sfidës mes Ajaksit dhe Totenhemit, kush e ka ndjekur ndeshjen, ka pyetur se si ka mundësi që i gjithë stadiumi “Johan Cruijff Arena”, po këndon njëzëri një këngë të Bob Marlejt.

Nuk është aspak rastësi, por është një traditë. Një zakon i tillë respektohet që nga viti 2008 dhe kënga e Bob Marlej, “Three little birds” është kthyer në himn për tifozët e Ajaksit. Por si lindi kjo traditë? Me siguri, historia do t’ju habisë akoma më shumë.

Në një test miqësor, si përgatitje për sezonin e ri, në verën e vitit 2008, Ajaksi vizitonte Uellsin, ku përballej me Kardif Sitin. Tifozët e “Harkëtarëve” si gjithmonë të shumtë në numër, pavarësisht rëndësisë së takimit, iu bë me dijë se duhet të qëndronin në fundin e ndeshjes brenda në stadium, për të pritur që fillimisht të dilnin tifozët e Kardifit.

Një nga punonjësit e stadiumit, i cili merrej me audion, rrëfen se tifozët holandezë ishin të zhurmshëm dhe të shumtë në numër dhe nga pritja ai mendoi se do të nervozoheshin dhe i shkoi në mendje të vendoste një këngë, si për t’i larguar nga mendja tifozëve stresin e pritjes.

Në sfond nis kënga “Three little birds”, një hit i famshëm i Bob Marlejt dhe të gjithë tifozët e Ajaks nisin ta këndojnë. Që nga ajo ditë, janë bërë 11 vite dhe në “Johan Cruijff Arena”, kjo këngë këndohet në çdo ndeshje, qoftë kjo një miqësore apo gjysmëfinale Championsi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online