Si një “Haland” i versionit mbrojtës, Çepele në konferencën për shtyp: Krenari e madhe ajo që bëra

Çepele u paraqit në mënyrë fantastike te Shqipëria përballë Kosovës duke shkruar edhe historinë. Flitet për futbollistin më të ri që ka mbajtur fanellën e Kombëtares pasi është vetëm 17-vjeç. I pranishëm në konferencën për shtyp së bashku me Berat Gjimshitin, mbrojtësi i ri i kuqezinjëve tregon edhe njëherë se për të vlen paralelizmi me djaloshin magjik Haland.

Të dy këta futbollistë tërheqin vëmendje që në një moshë të hershme, atëherë kur askush nuk pret prej tyre asgjë, të dy këta lojtarë flasin fare pak në intervista mes bombardimeve të pyetjeve që i vijnë nga gazetarët, duke lënë fushën si vendin më të mirë për t’u shprehur. Vetëm me një ndryshim se Haland është sulmues dhe Cepele është mbrojtës në hapat e parë. Në konferencën për shtyp që u zhvillua ditën e sotme Cepele tregon gjithë krenarinë:

“Kisha një emocion të paparë, është fantastike ajo që kam bërë dhe krenari. Të gjithë lojtarët më ndihmuan dhe ishin afër meje. Shumë futbollistë më kanë ndihmuar, njëri prej tyre ishte Berat Gjimshiti dhe për këtë e falenderoj. Shpresoj shumë që të mbërrijmë në Europian dhe Botëror, do të ishte fantastike për të gjithë shqiptarët. Do të pres momentin tim dhe kam ende rrugë përpara. Ika nga Hanoveri te Interi për shkakun se në Itali nuk i vlersojnë shumë të rinjtë”, tha Cepele. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online