“Si mund të jetë Mariano më lart se James?!“, ish-lojtari i njohur shpërthen kundër Zidane: Po të isha unë do i dërgoja m** për ta ngrënë

James Rodriguez nuk po gjen hapësirat e duhura te Reali i Madridit, teksa provoi edhe huazimin drejt Bayern-it më parë. Shkëlqimi që pati në Kupën e Botës e vuri menjëherë në radarët e galaktikëve, por me kalimin e viteve ka humbur terren në radhët e madrilenëve dhe nuk duket të jetë në planet e Zidane.

Në një intervistë për “Radio Blu”, ish-futbollisit i njohur kolumbian, Faustino Asprilla, i del krahë James Rodriguez. Ish-sulmuesi duket i irrituar me trajnerin Zidane për trajtimin që po i bën bashkëkombasit të tij. Madje nuk arrin ta kuptojë se si një lojtar si Mariano vlerësohet më tepër se Rodriguez.

“James nuk është i papërgjegjshëm. Ai stërvitet çdo ditë njësoj si të gjithë. Trajnerët thonë të njëjtën gjë: ‘jeni të gjithë njëlloj”, për të motivuar zëvendësuesit. Ata kanë 3 ose 4 lojtarët e tyre që i vendosin gjithmonë titullarë. Ata nuk më thonë se si shënuesi i një Kupe Botërore është poshtë Marianos, nuk e kuptoj si… Duhet të kenë pak repsekt për James. Ai ka durim, por unë do i dërgoja m** për të ngrënë Zidane-t”, ka thënë Faustino Asprilla./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online