“Si mos të përlotem nga lumturia?”! Babai i lojtarit të Kombëtares: Sulejman Demollari më kërkoi fanellën e Myrto Uzunit, nuk po arrija ta besoja

Ferenvarosh ka pësuar një humbje të rëndë në mbrëmjen e djeshme, duke u mundur me shifrat 4-1 ndaj Crevena Zvezdës në grupet e Europa League. Menjëherë pas këtij takimi, jo të pakët kanë qenë tifozët që kanë sjellë ndërmend Myrto Uzunin në Hungari.

Kjo i ka lënë mbresa edhe babait të lojtarit, Artan Uzuni, që mes të tjerash ka tregur se legjenda Sulejman Demollari i ka kërkuar një fanellë të djalit. “Si mundet që babai të mos përlotet nga lumturia kur lexon dhe dëgjon për fëmijën e tij. Para disa ditësh në Berat ishte legjenda Sulejman Demollari, më kërkoi fanellën e Myrtos.

Nuk arrija ta besoja, edhe sot më duket sikur kam parë një ëndërr. Për mua ishte e tillë të takoja këtë legjendë. Sot më shkruajnë shumë tifozë hungarezë, duan që Myrto të kthehet te Ferencvaros”, shkruan mes të tjerash babai i lojtarit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online