‘Si je ndierë që ke luajtur me Mesin?” Eto korrigjon gazetarin: Nuk luajta unë me Mesin, luajti Mesi me mua

Lionel Mesi është një prej futbollistëve më të mirë të të gjithë kohërave dhe shifrat po flasin ende në favor të argjentinasit, pavarësisht se vitet kalojnë. Këtë herë gazetarët e “ESPN” kishin zgjedhur që të intervistonin një tjetër figurë të njohur të futbollit botëror, Eto.

“Si je ndierë që ke luajtur me Mesin?”. Ishte kjo pyetja e shtruar për kamerunasin, ndërsa ky i fundit zgjodhi që të korigjojë menjëherë gazetarin mes humorit. “Jo, jo. Mesi luajti me mua, nuk luajta unë me Mesin. Në kohën time ka luajtur Mesi me mua dhe ishte krejtësisht ndryshe situata deri tani”, tha Eto.

Me shumë vërtetësi pasi në kohën kur Mesi kaloi në ekipin e parë kishte shansin për të luajtur me emra si Ronaldino dhe Eto. Ndërkohë kamerunasi u largua nga Barcelona në 2009 dhe shënoi 152 gola në 234 ndeshje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online