Si është transformuar ky njeri? Xhakomo Vrioni shënon edhe në finale, Tirol po kërkon përmbysjen e madhe ndaj Rapidit të Vienës

0

Xhakomo Vrioni duket të jetë transformuar në një makineri goli. Pasi i dhuroi Tirolit fazën finale, sulmuesi shqiptar po kërkon të pamundurën që ekipi i tij të fitojë në duelin e fundit ndaj Rapidit të Vienës. Ky mision është i pamundur në letër pasi fituesi shkon në Conference League dhe nëse Rapidi nuk ia del, për të ky sezon do të ishte dështim i madh.

Tiroli shkoi në disavantazhin e dy golave në pak minuta, teksa Grull dhe Auer do të jepnin frymëmarrjen për Rapidin në vetëm 14 minuta loje. Por Xhakomo Vrioni arriti të që të realizonte në minutën e 27, duke mbajtur hapur shpresat e përmbysjes. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.