Pas largimit nga Shqipëria edhe De Biazi po kalon shumë vështirësi për të mbërritur në një tjetër kulm. Aktualisht është pjesë e Azerbajxhanit, duke kaluar peripecitë e fillimit. Shumë barazime pa gola dhe humbje që venisin ato pak fitore të arritura në drejtimin e tij. Por më tepër tekniku italian nuk mund të heq dorë nga loja e tij, si në kohën kur drejtonte Kombëtaren e Shqipërisë. Kundërsulmi mbetet e vetmja shpresë për të shënuar ndaj kundërshtarit, pavarësisht emrit të tij.
Kështu barazimi i fundit pa gola erdhi në ndeshjen e djeshme, atje ku Azerbajxhani luajti për 45 minuta me një lojtar më shumë ndaj Malit të Zi pas ndëshkimit me karton të kuq te miqtë, por sërish nuk erdhi goli i fitores. Kjo ka sosur durimin e opinionit sportiv në Azerbajxhan. “Sport7.az” vjen me një editorial të veçantë mbi De Biazin ku hedh poshtë gjithë stafin e sjellë nga trajneri italian, për të mbërritur në atë panormë “të shëmtuar” që shihet në fushën e blertë.
“Nuk do të ketë futboll në Azerbajxhan nëse nuk ka futboll vendas dhe në akademitë e fëmijëve. Ky “suksesi” ynë kështu do të jetë, plotë barazime të pakuptimta dhe pa gola. Edhe nëse De Biazi do të largohet e do të vijë Guardiola nuk do të ndryshojë ndonjë gjë, të paktën për momentin. Duhet të ndryshohen politikat në futboll. Përshembull Benito Carbone, Claudio Bellucci, Alessandro Skaya, Federico Turiciani, këta katër italianë u sollën nga Gianni De Biasi. Këto ishin prurjet e shtrenjta italiane që zbritën në Baku. Por puna që do të bëjë Federico Turritsiani ka një titull interesant: “Analist video”.
Bohhh, Azerbajxhani, që luan me 10 mbrojtës na paska nevojë për një analist video. Nëse nuk godet dot portën e kundërshtarit, çfarë kuptimi ka që i analizon lojën e tij 100 herë? Duket si ato nënat beqare në fshat që kërkojnë nuse nga kasetat e dasmës. Po ne kishim shumë specialist në Azerbajxhan për të bërë analiza të tilla, i jepnim punë një vendasi.
Futbollisti malazes Andria Dragojevic ndau një mesazh provokues dhe mbështeste armenët pas ndeshjes që humbëm 0: 2. Unë me të vërtetë dëshiroja që ekipi ynë të jepte përgjigjen e tij në fushë, për të mposhtur Malin e Zi, të paktën me një rezultat minimal. Fatkeqësisht, nuk patëm sukses. Nëse llogarisim të njëjtën lojë, ekipi ynë kombëtar nuk mund të shënonte 4 ndeshje radhazi. A mund ta imagjinosh? Pesë specialistë italianë janë në krye të ekipit kombëtar, i cili nuk arriti të shënojë. Ne nuk shënojmë, nuk fitojmë, por ata fitojnë. Ishte e rëndë, shumë e rëndë”, shkruhet në artikull. /Sport Ekspres/