Shumë zhurmë për pak bakllava! Ish-ekipi i Cikalleshit largon 8 lojtarë se provuan bakllavanë e kandidatit për president, habit me deklaratën: Ikën vetë

Një ngjarje e çuditshme vjen nga Turqia. Ambienti në klubin e Akhisarsporit nuk është i qetë dhe arsyeja është… bakllavaja. Javën e shkuar u zhvilluan zgjedhjet për presidencën dhe njëri prej kandidatëve, Mihail Kaplan zbriti në qendrën stërvitore dhe shpërndau bakllava për futbollistët. Por pak ëmbëlsirë ka sjellë telashe të mëdha për 8 lojtarët që vendosën ta pranonin dhuratën e kandidatit për president.

Por Evren Ozbey-t, kreu aktual të klubit ku më parë ka zhvilluar karrierën e tij edhe Cikalleshi, nuk i ka pëlqyer ky fakt dhe ka vendosur t’i largojë 8 futbollistët në fjalë. Si për të mos mjaftuar absurditeti në gjithë këtë histori, klubi vazhdon të çudisë, duke pretenduar se që të 8 lojtarët dëshironin vetë të largoheshin dhe e gjithë kjo zhurmë nuk u bë për shkak të bakllavasë.

“Lajmet në media se 8 futbollistë tanë janë përjashtuar nga skuadra nuk pasqyrojnë të vërtetën. Meqenëse 8 futbollistët profesionistë në fjalë kanë deklaruar vazhdimisht se duan të largohen nga klubi ynë, u është dhënë leja për të lehtësuar transferimin. 8 futbollistë tanë u ftuan në stërvitje me kërkesë të Theofanis Gekasit, i cili është në krye të ekipit tonë. Secili prej tyre është shumë i vlefshëm. Nuk duan të vazhdojnë në ekipin tonë dhe ata do të kuptohen”, bëhet me dije në deklaratën e klubit të Akhisarsporit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *