Stiven Xherard u shfaq i zhgënjyer pas barazimit që Rejnxhërs mori ndaj Dundi Junajtid. Tekniku anglez e tha hapur pas ndeshjes: “Nuk ishim Rejnxhërsi”. Në shenjestër kanë përfunduar shumë lojtarë, mes tyre edhe Eros Grezda.
“Kur të jepet një shans, kape, dil dhe trego sa vlen”, ka thënë mes të tjerash Xherard pas ndeshjes. Një mesazh i qartë për futbollistët e tij, që nuk e shfrytëzuan epërsinë numerike në ndeshjen e fundit dhe morën vetëm një pikë.
Grezda luajti 90 minuta në ndeshjen e fundit dhe fansat nuk janë të kënaqur me atë që sulmuesi anësor po jep. Sigurisht duhet kohë që anësori i kombëtares të përshtatet me futbollin skocez. Rejnxhërs pagoi për të 2 milionë sterlina dhe deri më tani nuk i ka justifikuar, referuar asaj çka mendojnë tifozët e klubit skocez