“Shumë talent dhe nënshkrimi më i mirë”, trajneri i Southampton: Shpresoj se Armando Broja nuk ka asgjë serioze

Armando Broja ka treguar vlerat e tij edhe në barazimin e Southampton ndaj Bërnlit në shifrat 2-2. Sulmuesi shqiptar realizoi një gol dhe njëkohësisht një asist i dhënë pasi trullosi kundërshtarët, megjithëse Redmond nuk mund të shënonte me portën bosh. Broja do të largohej në minutën e 80 dhe kjo për shkakun e shqetësimeve që po ndiente.

Trajneri Hasenhutl ka vlerësuar Brojën dhe Livramento, dy futbollistët e ardhur nga Chelsea. “Janë të dy shumë lojtarë të rëndësishëm për ne. Padyshim që kanë qenë nënshkrimet më të mirë që mund të bënim në verë. Shpresoj se Broja nuk ka shumë probleme me gjurin. Janë të dy lojtarë të rinj, me shumë talent dhe ndihen mirë këtu te ne”, tha Hasenhutl. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *