Vllaznia ka luajtur sot miqësoren e parë në Shqipëri, duke u ndeshur në “Loro Boriçi” me Tërbunin. Përfundoi 1-0 për shkodranët, që fituan me një gol nga Çinari në pjesën e dytë të ndeshjes.
Ishte një sfidë ku pritej të dominonte Vllaznia dhe ashtu ndodhi, por trajneri Ernest Gjoka kërkonte të shihte në veprim afrimet e janarit dhe të provonte skema, përtej rezultatit final.
Në mungesë të Pjeshkës, i dëmtuar lehtë, në mbrojtje gjeti vend Ruqi, ndërsa luajtën në formacion Malota, Berisha, Mersini e Sukaj.
Lojë e mirë dhe shumë raste për shënim nga Vllaznia, por vetëm një gol dhe kjo gjë duhet të shqetësojë paksa shkodranët.
Vllaznia: Sherri, Ruqi, Malota, Berisha, Mersini, Krymi, Tafili, Lika, Çinari, Vucaj, Sukaj.