“Shumë karriera janë vënë në rrezik”, mjeku tregon pasojat e dëmtimit të Brojës: Njësoj si Ronaldo fenomeni

Armando Broja ka pësuar një dëmtim mjaft të rëndë, i cili e ka detyruar të mbyllë sezonin përpara kohe. I ftuar në studion e emisionit “Botërori Katar 2022“ në “Ora TV“, Andri Çabeli ka treguar edhe vështirësitë e pasojat e këtij dëmtimi. Kardiologu shqiptar sqaron se të njëjtin lëndim e ka pësuar edhe Ronaldo fenomeni, i cili përfundoi karrierën e tij para kohe për shkak të përsëritjes së dëmtimit. Pikërisht kjo është pasoja negative e këputjes së ligamentit krucial.

“Ka këputur ligamentin krucial. Kështu që minimalisht 6 muaj do i duhet të fillojë të stërvitet. Këtë frikë e kam, sepse ka shumë sportistë që pas dëmtimit të këtij ligament, që është ligament i kryqëzuar, shpesh është e vështirë të kthehesh në të njëjtën formë. Ç’është më e keqja, këto dëmtime kanë tendencë të përsëriten. Shumë karriera janë vënë në rrezik nga dëmtimet e ligamenteve. Ronaldo ka vuajtur nga dëmtimi i ligamentit krucial. Nuk e harroj, kam qenë fëmijë kur është luajtur Inter-Lazio. Ai kthehej nga dëmtimi diku një vit pa luajtur. Sa futet në fushë, diku 6 minuta, ai këput prapë ligamentit. Është rastësi, çështje fati”, është shprehur Andri Çabeli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online