Shulku: Superiorja, fillimin e vendosin klubet

Ka shumë kuriozitet në lidhje me pasuesin e Xhani De Biazit në krye të kombëtares shqiptare dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, ka folur për Supersportin pas promovimit të djeshëm të nismës “Topi yt”.
“Presidenti Duka është në një agjendë të ngjeshur me takime me kandidatë për stolin kuqezi. Nuk mund të përmendim emra, por ai takon kandidatët thuajse çdo ditë. Shumë shpejt do të kemi një emër”.
Për sa u përket kampionateve dhe datave kur do të fillojnë, Shulku tha: “Komiteti Ekzekutiv do të mblidhet javën e ardhshme dhe do të vendosë se kur do të nisë kampionati. Gjithashtu, do të vendosë edhe për Kategorinë e Parë. Për Superioren dy janë mundësitë, në 10-ditëshin e fundit të gushtit ose në atë të shtatorit. Klubet na kanë kthyer përgjigje dhe javën e ardhshme do të ketë një vendim përfundimtar në lidhje me këtë çështje. Tirana? Kur është bërë ndarja e skuadrave në grupe në Kategorinë e Parë dy vite më parë, pozicioni gjeografik ishte një prej kritereve. Ky është mendimi im për Tiranën, besoj kështu do të vendoset edhe nga Sektori i Garave”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *