Shuhet ëndrra për Europë! Skuka fundos nëndetësen në derbi, Partizani pret biletën për në gjysmëfinale

LIVE, Partizani-Dinamo 1-0 Skuka 44′

Derbi i kryeqytetit është i kuq. Bledar Devolli debuton me humbje në krye të pankinës, teksa Partizani ka mposhtur me rezultatin 1-0 Dinamon. Ishte një ish-dinamovit si Xhuliano Skuka ai që ka fundosur nëndetësen mbrëmjen e sotme.

Në minutën e 44-t sulmuesi i të kuqve shmang me elegancë katër lojtarë kundërshtare, duke gjetur hapësirë më pas brenda zone për ta ndalur topin në rrjetë. Skuka zgjedh të mos festojë për respekt të ish-ekipit të tij, por e njëjta gjë nuk vlen për shokët e tij të skuadrës.

Loja ka vijuar të jetë e lu.ftuar dhe me raste edhe në pjesën e dytë, por pa ndryshuar fatin e këtij takimi. Pas barazimit 1-1 në ballafaqimin e parë mes tyre dhe në fitoren minimale mbrëmjen e sotme, Partizani pret biletën për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Nga ana tjetër shuhet ëndrra për Europë për Dinamon, që nëpërmjet kampionatit e ka një mision thuajse të pamundur mbërritjen mes 3 më të mirëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Partizani: Hoxha, Belica, A. Marku, Bitri, Hadroj, Rrapaj, Murataj, Mala, Kallaku, Cara, Skuka

Dinamo: Harizaj, Sofranac, Imami, Demiri, Prodani, Sidibe, Lilaj, Denison, Bardhi, Ibraimi, Rexhinaldo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online