“Shtyrja ndodhi vetëm për shkak të axhendës“, Erand Ibrahimi: Ceferin e bëri të qartë, bota e futbollit vendos për futbollin

Erand Ibrahimi ka folur në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV“ për vizitën e Ceferin në kryeqytetin tonë. Kreu i marrëdhënieve me jashtë në FSHF ka treguar se pavarësisht perceptimit të krijuar nga media për një braktisje të Federatës nga ana e UEFA-s, presidenti i qeverisë europiane të futbollit mbërriti në Tiranë dhe dha mesazhin e tij të qartë. Një mesazh ky që u përcoll edhe për mediat pas takimit të zhvilluar me kryeministrin Edi Rama.

“Për shkak të axhendës vizita nuk u zhvillua mbase kur palët kishin rënë dakort, ditën e hënë, por u spostua me disa ditë. Fatkeqësisht kjo krijoi edhe një lloj perceptimi në publik, mbase i reflektuar edhe nga mediat, që UEFA braktisi Federatën, apo çdo pretendim i ngritur ndaj Federatës tani u legjitimua. Ishte thjesht çështje axhende. Vizita ishte e orientuar dhe e paracaktuar vetëm me nivlein më të lartë shtetëror, me kryeministrin Rama dhe praktikisht erdhi si rezultat i nevojës për të dhënë në vetë të parë shqetësimin e të gjithë asaj makinerisë që po lëvizte shumë rëndshëm dhe po kalonte pa asnjë lloj kufizimi mbi futbollin në tërësi.

Praktikisht ishte pak vizitë që deri në sekondën e fundit i ruajti ato emocione, për shkak të vonesës për shkak të kushteve atmosferike. Ishte një incident shum i rëndomtë, për shkak të mjegullës në aeroportin e Gjenevës. Ishte edhe ana e logjistikës nëse do të arrinte në kohë në takimin e caktuar me kryeministrin Rama. Presidenti ishte shumë i qetë, shumë i qartë. U zhvillua një drekë miqësore. Presidenti Duka me presidentin Ceferin përveçse janë pjesë e Komitetit Ekzekutiv, kanë edhe një miqësi. Faktikisht presidenti Ceferin e bëri shumë të qartë përmes një deklarate të gjithë sintezën e takimit që u bë. Edhe kryeministri Rama nga ana e tij bëri një status në “Twitter”, ku në thelb konfirmoi edhe njëherë që, pavarësisht diskutimeve që u bënë në atë sallë, lënien e botës së futbollit të vendosi për futbollin”, ka deklaruar Erand Ibrahimi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online