Nuk tolerohet më gjatë! Bledi Shkëmbi largohet nga Dinamo, nëndetësja përcakton timonierin e ri

Dinamo nuk po bind as në këtë vit të ri kalendarik dhe humbja e fundit me Kastriotin ka sosur durimin e drejtuesve të klubit. Në kryeqytet nuk mund të tolerojnë më gjatë, prandaj kanë vendosur të ndajnë rrugët me Bledi Shkëmbin. Ky i fundit paralajmëroi largimin në deklaratën pas sfidës me krutanët, ndërsa sot ka zhvilluar një takim me presidentin Bardhi, ku është vendosur të ndërpritet bashkëpunimi.

Ndërkohë nëndetësja ka përcaktuar edhe timonierin e ri. “Supersport“ bën me dije se drejtimin e skuadrës do e marrë Bledar Devolli, i cili do të ketë krahun e tij të djathë Erjon Xhafën. Trajneri i ri do të bëjë debutimin e tij në derbin kundër Partizanit në Kupën e Shqipërisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online