Ndriçim Shtubina ka folur për “Supersport” në prag të ndeshjes së kësaj fundjave, ku Laçi do të udhëtojë drejt Gjirokastrës për t’u ndeshur me Luftëtarin.
Futbollisti shkodran ka bërë mirë në përballjet e këtij sezoni me bluzinjtë, duke i shënuar dy gola. Megjithatë, 32-vjeçari shprehet se tani kampionati bëhet akoma dhe më i vështirë.
“Ndeshjet e kaluara nuk kanë vlerë. Ndihem mirë, do jap maksimumin për skuadrën, nëse shënoj aq më mirë. Tani ndeshjet sa vijnë e vështirësohen, duke parë dhe ngjeshjen e tabelës kjo ndeshje bëhet shumë e rëndësishme për ne. Skuadra është gati dhe ndihemi mirë, besoj do t’ia dalim”.
EUROPA – “Mundësitë i kemi. Në futboll kurrë nuk mund të bësh premtime. Ndaj Kukësit humbëm, por luajtëm mirë. Besoj se do konkurrojmë deri në fund për Europën”.