Xherdan Shaqiri duket se është gati që rikthehet sërish në nivele të larta. Pas një sezoni te Stok Siti gjilanasi mund të ketë sërish mundësinë një skuadër të madhe. Pak ditë më parë u raportuar se Mançester Junajtit ishte gati që të ofronte një kontratë për mesfushorin e krahut, por sot “The Mirror” zbulon se është dhe Liverpul skuadra që kërkon shërbimet e 26-vjeccarit.
Performanca e lojtarit me Zvicrën në Kupën e Botës ka qenë e mire dhe ka rënë në sy. Vetë lojtari pak kohë më parë është shprehur se synimi i tij është që të qëndrojë në elitën e futbollit anglez, pasi skuadra e tij ra nga kategoria.
Liverpul mësohet se është gati që të depozitojë një shofer prej 13 milion paundësh në arkën e klubit të Stokut dhe tani duhet një përgjigje nëse kjo shifër do të kënaqë drejtuesit apo jo.